Intervistë e U.D. të Presidentit, dr. Jakup Krasniqi, në RTK

Po e vërteta është se ishte një proces paksa i ngutshëm për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Nuk ishte një komunikim më i miri i mundshëm me subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si rezultat i saj partitë shqiptare opozitare në ditën e zgjedhjes nuk morën pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit.

U.D. i Presidentit takon drejtuesit e subjekteve politike

Në kuadër të konsultimeve rreth zhvillimeve të fundit në vend, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend.

Nuk mbahet takimi i paraparë për sot në Zyrën e Presidentit

Takimi i paraparë për sot në orën 10:00 në Presidencë nuk do të mbahet.Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, që nga momenti i marrjes së sqarimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vazhdon të ushtrojë detyrën e Presidentit të vendit. 

Nesër bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Kosovës

Nesër bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Kosovës Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi merr postin  e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Kosovës. Nesër në Kabinetin e Presidentit do të organizohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga presidenti i deritashëm, z.Behgjet Pacolli dhe pranimi i saj nga ana e z.Krasniqi. Data: E shtunë, 2 prill 2011 Koha: 09:00 Vendi: Kabineti i Presidentit, C-1010

Dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Kosovës bëhet të hënën

Me kërkesë të presidentit të deritashëm, z. Behgjet Pacolli, për shkaqe objektive, dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nga z.Behgjet Pacolli te kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Ushtrues i Detyrës së Presidentit, z.Jakup Krasniqi, nuk do bëhet ditën e shtunë, datë 2 prill, siç ishte planifikuar, por do të bëhet të hënën, datë 4 prill 2011, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit.

This site is registered on wpml.org as a development site.