Në kuadër të konsultimeve rreth zhvillimeve të fundit në vend, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend.
Takimet do të fillojnë ditën e mërkurë, kur z.Krasniqi do të ketë takime të veçanta me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare.