Me qëllim të zgjidhjes së situatës së krijuar politike, Presidenti në Detyrë i Republikës së Kosovës Dr. Jakup Krasniqi sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e këtyre partive parlamentare:
1. Z. Isa Mustafa, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,2. Z. Glauk Konjufca, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje3. Z. Blerim Shala, Nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës4. Z. Avni Klinaku, Kryetar i Lëvizjes për Bashkim5. Z. Sllobodan Petroviç, Kryetar i SLS-së6. Z. Mahir Yagcilar, nga 6+Ndërkaq, Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, z. Ibrahim Makolli edhe pse e një ditë më parë personalisht i kishte konfirmuar zyrës së Presidentit të Kosovës për pjesëmarrjen në takim, sot në mëngjes zyra e Aleancës Kosova e Re ka njoftuar për anulimin pjesëmarrjes së z. Makolli në takimin e konfirmuar pa dhënë ndonjë sqarim. Pikëpamjet dhe qëndrimet e shumicës së partive politike konsistonin në faktin se për t’i dhënë rrugëzgjidhje situatës së krijuar do të ishte mirë që të bëhen ndryshimet kushtetuese që përcaktojnë mënyrën e zgjedhjes së presidentit.Një mendim të diferencuar kishte Lëvizja Vetëvendosje e cila kërkon ndryshime rrënjësore të kushtetutës.Ndryshimet kushtetuese do të duhej të bëhen në dy faza:Në fazën e parë duhet të bëhen ndryshime vetëm sa i përket mënyrës së zgjedhjes së presidentit, ndryshime këto që do të përcaktojnë zgjedhjen e presidentit jo nga Kuvendi i Kosovës por drejtpërdrejt nga qytetarët. Duke pasur parasysh vendimin e gjykatës Kushtetuese, Republika e Kosovës ka Ushtrues Detyre të Presidentit për gjashtë muaj duke filluar nga 31 marsi kohë kjo që mjafton për t’u bërë ndryshimet kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve për zgjedhjen e Presidentit drejtë për drejtë nga qytetarët.Në fazën e dytë duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe reforma zgjedhore të cilat do të hapnin rrugën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare sipas një marrëveshje që do të arrihej nga partitë politike.