Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin e Republikës së Hungarisë, z.Pal Schmitt

Varshavë, 27 maj 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Varshavë të Polonisë dhe po merr pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës së Hungarisë, z.Pal Schmitt.
Presidentja Jahjaga përshëndet arrestimin e kriminelit Ratko Mladiq

Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiq është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që pësuan nga veprimet e tij.
Presidentja Atifete Jahjaga udhëtoi për Poloni

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Poloni, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj 2011.
Presidentja Jahjaga priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Roćen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Republikës së Malit të Zi, Milan Roćen, me të cilin diskutoi për një varg çështjesh rreth marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona dhe zhvillimet e përgjithshme në rajon.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 26 maj 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Republikës së Malit të Zi, Milan Rocen.
Presidentja Atifete Jahjaga merr pjesë në Samitin e Presidentëve të shteteve të Evropës Qendrore në Varshavë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga është e ftuar dhe do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj 2011. Në këtë Samit do të marrë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barack Obama.
Presidentja Jahjaga në Mlada Fronta Dnes: Epoka e së keqes ka përfunduar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dhënë një intervistë gazetës së Pragës “Mlada Fronta Dnes”, e cila është njëra nga gazetat më lexuara dhe më të rëndësishme në Republikën Çeke.
Presidentja Jahjaga ishte në vizitë private në Maqedoni, nuk pati takime as deklarata zyrtare

Në mediat e Kosovës dhe të Maqedonisë dje dhe sot është publikuar lajmi se Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, të premten pasdite ka bërë një vizitë private në Maqedoni dhe ka takuar udhëheqës të lartë të BDI-së, me të cilët kinse paska biseduar për çështjet aktuale politike.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 20 maj 2011

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 20 maj 2011 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim presidentin e Komisionit Evropian, z. Jose Manuel Baroso Dita: E premte, 20 maj Koha: 10:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin jorezident të Irlandës në Budapest , z. John Deady, i cili do të paraqet letrat kredenciale Dita: E premte, 20 maj Koha: 11:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.
Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso dhe Komisionerin Stefan Füle

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso dhe Komisionerin Stefan Füle.