Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiq është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që pësuan nga veprimet e tij.
Ky akt dëshmon se krimi nuk vjetrohet dhe se kriminelët asnjëherë nuk mund t’i ikin dorës së drejtësisë. Dërgimi i Mlladiqit në Hagë do të mundësojë që të shpjegohet ideologjia që nxitit luftërat në ish-Jugosllavi duke shkatërruar jetën dhe të mirat e shumë njerëzve. Ky rast do të shërbejë për nxitje që të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, si rrugë e vetme në procesin e pajtimit dhe të heqjes dorë nga e kaluara.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN