presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin e Republikës së Hungarisë, z.Pal Schmitt

Varshavë, 27 maj 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Varshavë të Polonisë dhe po merr pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës së Hungarisë, z.Pal Schmitt.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Schmitt diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve, bashkëpunim i cili është në nivel shumë të mirë dhe i cili duhet të intensifikohet dhe të zgjerohet edhe më tej.Presidentja Jahjaga theksoi në takim se synim parësor i popullit dhe i institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, që do t’i hapë perspektiva të reja vendit tonë.Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. Të dy presidentët diskutuan edhe për dialogun e filluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Presidentja Jahjaga tha se zgjidhjet që do të ofrohen duhet të jenë zgjidhje evropiane dhe në funksion të përafrimit të të dyja vendeve me BE-në.  Nga ana e tij, Presidenti Republikës së Hungarisë, z.Pal Schmitt theksoi përkushtimin e vendit të tij për përkrahjen e Republikës së Kosovës drejt agjendës së integrimeve evropiane të Kosovës. Duke theksuar se pavarësia e Kosovës tashmë është një çështje e kryer dhe e përmbyllur, Presidenti Schmitt tha se duhet të punohet edhe më tej në drejtim të njohjes së këtij realiteti edhe nga ato shtete të cilat nuk e kanë bërë këtë ende.  Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Schmitt diskutuan edhe për vizitën që Presidentja do të zhvillojë në Hungari. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.