Varshavë, 27 maj 2011 – I ka filluar sot paradite punimet Samiti i liderëve të Evropës Qendrore, që po mbahet në Varshavë.
Në samit po merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga. Në nismë të samitit ajo është pritur nga Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, ndërsa në sesionin e pasdites Presidentja Jahjaga do t’ju drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim.