Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u takuan në Vlorë

Kryeministri Berisha zhvilloi dje pasdite një takim të ngrohtë e miqësor me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Vlorës, ku ajo po kalon disa ditë pushimesh.
Republika e Beninit
Republika e Nigerit
Republika e Guinea Conakry
Agjenda e Presidentes Atifete Jahjaga për datën 11 gusht

Agjenda e Presidentes Atifete Jahjaga për datën 11 gusht Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takimin ministrin e Jashtëm të Republikës së Gjermanisë, Guido Westerwelle. Dita: E enjte, 11 gusht Koha: 09:30 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101 P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje!
Dhanë betimin gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës

Pesë gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës dhanë sot betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga priti ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Gjermanisë, Guido Westerwelle. Ministri i jashtëm Westerwelle e përgëzoi Presidenten për marrjen e detyrës në krye të shtetit dhe tha se Gjermania është e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në të gjitha proceset demokratike. Ai tha se është me rëndësi progresi i Kosovës në të gjitha fushat dhe në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.
Vllahiu: Marrëveshja e zhbllokon gjendjen

Arbër Vllahiu, këshilltar politik për media dhe marrëdhënie me publikun i Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga i ka dhënë një deklaratë mediave lidhur me marrëveshjen e arritur sot për veriun e Kosovës.
Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, për ditëlindjen e tij të 50-të.
Jahjaga: EULEX-i të zbatojë rendin dhe ligjin

“Kritikat për EULEX-in janë të drejta, sepse EULEX-i duhet të zbatojë rendin dhe ligjin dhe duhet të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën, gjë që në të kaluarën nuk e ka bërë me shumë sukses”, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.