presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, për ditëlindjen e tij të 50-të.

Në urim thuhet:

I nderuari zotëri President,

Në emër të Republikës së Kosovës, të gjithë qytetarëve, dhe në emrin tim personal, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta juve, familjes suaj dhe vendit tuaj për ditëlindjen Tuaj të 50-të.

Vepra Juaj si President i Shteteve e Bashkuara të Amerikës, një vendi lider në botë, është historike dhe e rëndësishme në vazhdimësinë e politikave të promovimit dhe mbrojtjes së lirive, të drejtave dhe të demokracisë, ku modeli amerikan i mundësive dhe shanseve të barabarta vlerësohet si një shpresë dhe një rrugë për vendet e botës në arritjen e qëllimeve liridashëse dhe për demokraci.

Në këtë rrugëtim do ta keni përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit tonë në Varshavë, tek Ju unë pash përkushtimin dhe vendosmërinë për të bërë gjithçka për të çuar proceset përpara për një botë më të sigurt.

Ju uroj edhe njëherë, zotëri President, ditëlindjen e 50-të dhe një jetë të gjatë e në harmoni me familjen dhe me miqtë.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.