Jahjaga: Vacllav Havel ishte mik dhe përkrahës i madh i Kosovës

Me rastin e vdekjes së ish-Presidentit të Republikës së Çekisë, disidentit të njohur në përmasa ndërkombëtare dhe mikut të madh të Kosovës, Vacllav Havel, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëlloi sot popullin dhe udhëheqjen e Çekisë.

INTERVISTË E PRESIDENTES JAHJAGA NË EMISIONIN TELEVIZIV “DITARI”

Në një intervistë për emisioni televiziv “Ditari”, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga foli për gjendjen e krijuar në veriun e vendit. Ajo tha se atje nuk ka një krizë humanitare dhe si zgjidhje për situatën e krijuar ajo përmendi nevojën e zbatimit të planit Ahtisari, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe ndalimin e strukturave ilegale të lidhura me ato kriminale.

Presidentja Jahjaga takoi kryeprokurorin e SHBA-së, Eric Holder Jr.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Uashington me kryeprokurorin e SHBA-së, zotëri Eric Holder Jr. Zotëri Holder Jr. Duke e mirëpritur Presidenten Jahjaga tha se dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira ndërmjet vete dhe ato duhet të thellohen më tej në veçanti në fushën e drejtësisë dhe gjyqësisë.

Urimi i Presidentes Jahjaga për dhjetëvjetorin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në përvjetorin e dhjetë të nisjes së punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju përgëzoj për këtë jubile të rëndësishëm të parlamentarizmit në shtetin tonë, me përkrahjen time që Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, të shprehë interesat e të gjithë qytetarëve në zhvillimin e proceseve demokratike dhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe në rrugën e integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.