Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nis sot për një vizitë zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Jahjaga gjatë kësaj vizite do të marrë pjesë në lansimin e Projektit për Gratë në Shërbim Publik, me ftesë të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Ajo do të takohet me sekretaren Clinton, me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, FBI-së dhe Kryeprokurorin amerikan.
Presidentja Jahjaga do të mbajë fjalime në dy universitete amerikane, Johns Hopkins në Washington DC dhe Monmouth University në New Jersey.