DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

INTERVISTË E PRESIDENTES JAHJAGA NË EMISIONIN TELEVIZIV “DITARI”

Në një intervistë për emisioni televiziv “Ditari”, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga foli për gjendjen e krijuar në veriun e vendit. Ajo tha se atje nuk ka një krizë humanitare dhe si zgjidhje për situatën e krijuar ajo përmendi nevojën e zbatimit të planit Ahtisari, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe ndalimin e strukturave ilegale të lidhura me ato kriminale.

Presidentja Jahjaga tha se çështja e pavarësisë së Kosovës është mbyllur një herë e përgjithmonë. Ajo foli edhe për krijimin e Këshillit Koordinues Antikorrupsion, si një instrument të rëndësishëm, për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë konkrete në fuqizimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit.

E pyetur në se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Presidentja e Kosovës tha se do të prononcohet vetëm kur të vijë momenti. Zonja Jahjaga tha se në Washington mori edhe një herë premtimin për vazhdimin e ndihmës së fuqishme të Shteteteve të Bashkuara për Kosovën.

This site is registered on wpml.org as a development site.