Telegram urimi i Presidentes Atifete Jahjaga në përvjetorin e 22-të të themelimit të LDK-së

Në përvjetorin e 22-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram urimi kryetarit të kësaj partie, z. Isa Mustafa.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e enjte, 22 dhjetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret Presidentin e Republikës së Hungarisë, z. Pál Schmitt, i cili vjen për vizitë zyrtare në vendin tonë. Presidenti Pál Schmitt pritet nga Presidentja Jahjaga në Aeroportin e Prishtinës, në orën 09:45, ndërsa më pas, në orën 10:45, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pál Schmitt zhvillojnë takimin në Kabinetin e Presidentes. Mediat ftohen të marrin pamje nga pritja në aeroport, pritja në hyrje të ndërtesës së Kuvendit dhe nga takimi në kabinetin e Presidentes së Kosovës. Gjithashtu, mediat sugjerohen të jenë më herët në aeroport dhe në ndërtesën e Kuvendit, për shkak të procedurave të kontrollit. Pas takimit, nuk do të ketë prononcim për media.
Presidentja Atifete Jahjaga merr pjesë në varrimin e ish-Presidentit çek, Vaclav Havel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Republikën e Çekisë, ku do të marrë pjesë në varrimin e mikut të madh të Kosovës, disidentit e ish-Presidentit çek, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë ditë më parë.
Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin e Hungarisë, Pál Schmitt

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot Presidentin e Republikës së Hungarisë, z. Pál Schmitt që ka ardhur në Kosovë për të vizituar trupat hungareze që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it . Presidenti Schmitt u prit me ceremoni në Aeroportin e Prishtinës, ku ai parakaloi para Gardës Ceremoniale, i shoqëruar nga Presidentja Jahjaga.
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA NË CEREMONINË E NDRIÇIMIT TË BREDHIT TË FESTAVE TË FUNDVITIT

Bredhi i Pavarësisë, siç ishte cilësuar nga Presidenti Rugova, gjithnjë është ndriçuar për nderim të festave të fundvitit, që të gjithë qytetarët të festojnë me harmoni e lumturi

Sekretarja amerikane e shtetit, Clinton flet për Presidenten Jahjaga në konferencën Plani kombëtar i aksionit për paqen, gratë dhe sigurinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, zonja Hillary Clinton, në paraqitjen e saj të “Planit kombëtar të aksionit për paqen, gratë dhe sigurinë”, të mbajtur në Universitetin Georgetown në Washington, një pjesë të fjalës ia dedikoi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, pjesëmarrëse në këtë konferencë. Duke e përshëndetur Presidenten Jahjaga, zonja Clinton tha se i dëshiron personalisht mirëseardhje Presidentes së Kosovës “lideres së paqes dhe pajtimit dhe kampionit për gratë në vendin e saj dhe më gjerë”. Zonja Clinton tha se “Presidentja Jahjaga është zë i fuqishëm dhe personalitet me të cilin duhet të impresionohemi dhe të jemi krenarë”.

Presidentja Atifete Jahjaga u kthye nga vizita në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në SHBA. Në Aeroportin e Prishtinës, ajo pati një konferencë për media, në të cilën theksoi se vizita në SHBA ishte jashtëzakonisht e suksesshme.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 20 dhjetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga kthehet nga vizita në SHBA. Pas kthimit, ajo do të ketë një konferencë për media.Dita: E martë, 20 dhjetor Koha: 11:45Vendi: Aeroporti i Prishtinës