DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e enjte, 22 dhjetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret Presidentin e Republikës së Hungarisë, z. Pál Schmitt, i cili vjen për vizitë zyrtare në vendin tonë.
 
Presidenti Pál Schmitt pritet nga Presidentja Jahjaga në Aeroportin e Prishtinës, në orën 09:45, ndërsa më pas, në orën 10:45, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pál Schmitt zhvillojnë takimin në Kabinetin e Presidentes.
 
Mediat ftohen të marrin pamje nga pritja në aeroport, pritja në hyrje të ndërtesës së Kuvendit dhe nga takimi në kabinetin e Presidentes së Kosovës.
 
Gjithashtu, mediat sugjerohen të jenë më herët në aeroport dhe në ndërtesën e Kuvendit, për shkak të procedurave të kontrollit.
 
Pas takimit, nuk do të ketë prononcim për media.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.