presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga merr pjesë në varrimin e ish-Presidentit çek, Vaclav Havel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Republikën e Çekisë, ku do të marrë pjesë në varrimin e mikut të madh të Kosovës, disidentit e ish-Presidentit çek, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Në një telegram ngushëllimi dërguar institucioneve dhe popullit çek, Presidentja Jahjaga e vlerësoi z.Havel si mik të madh të Kosovës dhe theksoi se vdekja e tij është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë. Vaclav Havel ishte mik dhe përkrahës shumë i madh i Kosovës. Për këtë ai u nderua me dekoratën e lartë “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”. Në muajin tetor, Presidentja Jahjaga ishte në Pragë të Çekisë, ku mori pjesë në punimet e Konferencës së 15-të të “Forumit 2000”, me ftesën e z.Vacllav Havel, i cili mirëpriti dhe vlerësoi lart pjesëmarrjen në konferencë të presidentes së shtetit më të ri në Evropë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.