Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Skender Xhakaliu

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, zotëri Skender Xhakaliu, të cilin e udhëzoi për detyrën në shërbim të vendit në një vend mik çfarë është Gjermania.
Presidentja Jahjaga takoi ambasadorin Menzies dhe një grup studentësh amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim dekanin e Universitetit Seton Hall, Shkollës Whitehead për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në SHBA, John Menzies, që shoqërohej nga një grup studentësh të kësaj shkolle.
U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit

Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, që u përqendrua në temën e “Korrupsionit në fushën e prokurimit publik”.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në aksionin Ta pastrojmë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, në Lagjen “Dardania” të Prishtinës pranë shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga në konferencën e Gruas, të organizuar nga NAAC – Hope Fellowship

Ndjehem mirë sa herë që jam në mesin tuaj, në mesin e grave kaq të fuqishme që përfaqësojnë imazhin e mirë të Kosovës. Unë kam qenë prezente në organizimet tuaja dhe kam përcjellë impaktin që Hope Fellowship ka pasur ndër vite në avancimin e gruas. Sekretarja e Shtetit znj. Hillary Clinton ka thënë: “Talenti është universal, por mundësitë nuk janë”. Hope Fellowship ka bërë pikërisht këtë, ka ofruar mundësi atëherë kur është dashur.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 21 maj

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 21 maj Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Kuvendit të Junikut. Me këtë rast, ajo mban një fjalë rasti. Dita: E hënë, 21 maj 2012 Koha: 12:00Vendi: Junik
Presidentja Atifete Jahjaga ngushëlloi Presidentin Bamir Topi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, pas aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Himarë, në të cilin humbën jetën dhe u plagosën një numër studentesh të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.
Fjala e Presidentes Jahjaga në 100-vjetorin e Kuvendit të Junikut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në manifestimin në shënimin e 100-vjetorit të Kuvendit të Junikut.
Fjala e Presidentes Jahjaga në 100-vjetorin e Kuvendit të Junikut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në manifestimin në shënimin e 100-vjetorit të Kuvendit të Junikut.
Deklaratë e Zyrës së Presidentes së Kosovës pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës konsideron se zgjedhja e një presidenti të ri në Serbi është zgjedhje e popullit të Republikës së Serbisë, zgjedhje e një shteti fqinj, me të cilin Kosova mëton të ndërtojë marrëdhënie korrekte fqinjësore.