presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi ambasadorin Menzies dhe një grup studentësh amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim dekanin e Universitetit Seton Hall, Shkollës Whitehead për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në SHBA, John Menzies, që shoqërohej nga një grup studentësh të kësaj shkolle.

Presidentja Jahjaga në bashkëbisedim me ambasadorin Menzies, që ka shërbyer si shef i Zyrës së SHBA-së në Kosovë, dhe me grupin e studentëve nga SHBA-ja, foli për të arriturat e Republikës së Kosovës, për konsolidimin e shtetësisë dhe të njohjeve të saj si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Presidentja Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, ku të gjitha komunitetet i gëzojnë të drejtat e tyre dhe është shtet i pavarur, me integritet territorial dhe subjektivitet të garantuar ndërkombëtar. Ajo tha se Republika e Kosovës është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe promovues i fqinjësisë së mirë. Ambasadori Menzies dhe grupi studentëve nga SHBA-ja e falënderuan Presidenten Jahjaga për pritjen dhe e vlerësuan rolin e saj në udhëheqjen e shtetit. Ata u interesuan për aktualitetin në Kosovë dhe mundësitë që vendi ofron për investime nga jashtë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.