Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të komunitetit rom

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion të komunitetit rom, të përfaqësuar nga Albert Kinolli, deputet në Kuvendin e Kosovës, Shpresa Agushi nga Rrjeti i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptiane dhe Organizatat e Grave Egjiptiane të Kosovës (RROGRAEK) dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile dhe mediave në gjuhën rome.

Presidentja Jahjaga priti Kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin dhe Koordinatorin e Procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zotëri Blerim Shalën, të cilët e njoftuan Presidenten e vendit për raundin e fundit të bisedimeve që u mbajt në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga mori pjesë në meshën solemne të Pashkëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në meshën solemne të Pashkëve në katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren. Po kështu, sot Presidentja Jahjaga vizitoi edhe Bashkësinë e Popullit të Zotit në Prishtinë dhe ua uroi Festën e Pashkëve.

This site is registered on wpml.org as a development site.