presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës priti Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, z. Goran Svilanovic

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, zotëri Goran Svilanoviq, në kuadër të vizitës së tij në Kosovën me rastin e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë rajonale të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Gjatë takimit, Presidentja Jahjaga e vlerësoi anëtarësimin e Republikës së Kosovës në RCC si një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që ndihmon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe qasjen e shteteve për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta ndaj sfidave globale me të cilat përballet Ballkani. Presidentja e Kosovës, zonja Jahjaga theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është opcioni i vetëm për vendet e Ballkanit dhe se kjo rrugë nuk ka alternativë tjetër. Kosova është plotësisht e përkushtuar në këtë rrugë dhe në agjendën e saj evropiane, si shtet sovran, faktor i paqes dhe stabilitetit, që promovon dhe ndjekë parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat stabilizojnë rajonin dhe hapin rrugën e një zhvillimi më të hovshëm ekonomik. Presidentja Jahjaga e siguroi z. Svilanovic se Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në të gjitha nismat rajonale që do të ndihmojnë rrugëtimin e vendit tonë dhe të mbarë rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, z. Svilanovic theksoi se në kuadër të bashkëpunimit rajonal të cilin organizata e tij e ka mision, prioritetet e RCC në vitet e ardhshme janë zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i rajonit, me qëllim të uljes së papunësisë dhe ngritjes së standardit të jetesës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.