Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 11 prill 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 11 prill 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, do të japë një deklaratë për media, pas takimeve të zhvilluara me liderët e partive politike.Dita: E premte, 11 prillKoha: 14:30Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101

Fjala e Presidentes Jahjaga në Ditën e Kushtetutës

Shënojmë sot një ditë të veçantë të shtetësisë së Kosovës – Ditën e Kushtetutës – një akti historik për Republikën e Kosovës, shtetit të pavarur e sovran, që përmbledh vlerat më sublime për të cilat u sakrifikuan gjenerata të tëra.

Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen me rastin e fillimit të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine, që mbahet në qytetin e Panamasë, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të shtetit të Panamasë: Presidenti Ricardo Martinelli, ministri i jashtëm Alvarez de Soto, Ministri për Çështje të Kanalit të Panamasë z. Roberto R. Roy, Kryetari i Dhomës së Tregtisë z. José Luis Ford, si dhe mysafirë të lartë nga vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe kryeministrja eTrinidad dhe Tobago, Kamla Persad Bissessar.

This site is registered on wpml.org as a development site.