presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit “Gratë në Botë” në New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Samitit të Gruas “Gratë në Botë” që po mbahet në New York të SHBA-së.

Në Samit po marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave të grave në botë dhe
personalitete të ndryshme botërore, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ish-sekretari i jashtëm i Britanisë së
Madhe, David Milliband, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde dhe drejtoresha ekzekutive e Institutit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë Universitetin Georgetown, ambasadorja Melanne Verveer, si dhe përfaqësues të jetës publike e kulturore në mesin e të
cilëve edhe aktorja Meryl Streep dhe publicisti Thomas Friedman.
 
Presidentja Jahjaga gjatë punimeve të Samitit ka takuar për rreth 30 minuta ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, pastaj edhe ish-sekretarin e jashtëm britanik David Milliband si dhe drejtoreshën e FMN-së Christine Lagarde. Ajo ka biseduar me ambasadoren amerikane Verveer për avancimin e rolit të gruas në shoqëri.
 
Presidentja Jahjaga, ditën e premte, do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për “Gruan Paqebërëse” (Woman Peacemaker) së bashku me ambasadoren amerikane Melanne Verveer.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.