Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga në manifestimin Darka e Lamës 2014

Darka e Lamës, një manifestim i lashtë tradicional i popullit tonë që sivjet organizohet në Gjakovë, në Lamën e Drithit, e simbolizon festën e gëzimit të njeriut që i ka përfunduar të gjitha punët e motmotit, duke sjellë mbi të gjitha gëzimin për bereqetin e tokës sonë.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 17 tetor 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 17 tetor 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim senatorin amerikan Christopher S. Murphy.Dita: E premte, 17 tetorKoha: 17:40Vendi: Kabineti i Presidentes C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Presidentja Jahjaga priti shefin e ri të Misionit të EULEX-it Gabriele Meucci

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, zotëri Gabriele Meucci, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit me institucionet e vendit, me qëllim të shtrirjes së sundimit të rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga takoi kryetarin e LDK-së dhe të AAK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, priti sot në takime të veçanta kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa dhe kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, me të cilët bisedoi për rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 16 tetor 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 16 tetor 2014Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci. Dita: E enjte, 16 tetorKoha: 10:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. 

Presidentja Jahjaga vazhdoi takimet me kryetarët e subjekteve politike

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, prit sot në takime të ndara kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, kryetarin e NISMA-s, zotëri Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti, me të cilët bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar me ndërtimin e institucioneve të vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.