presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi kryetarin e LDK-së dhe të AAK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, priti sot në takime të veçanta kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa dhe kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, me të cilët bisedoi për rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga tha se zgjidhja e shpejtë e nyjës institucionale do t’i mundësonte Kosovës që të përmbushë obligimet e saj karshi qytetarëve të vendit por edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe do të përshpejtonte rrugën evropiane të saj. Ajo tha se liderët e partive politike parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje konform kuadrit kushtetues dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke iu përmbajtur parimeve dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se Kosova nuk mund të lejojë krizën edhe politike edhe mbi të gjitha financiare e buxhetore, sepse kjo do të dëmtojë vetë qytetarët e Kosovës edhe partneritetin strategjik ndërkombëtar. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.