Presidentja Jahjaga takon partitë opozitare për Gjykatën Speciale

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në përputhje me rolin e saj kushtetues, po zhvillon takime me partitë opozitare të Republikës së Kosovës për t’i njoftuar liderët politik me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Drenasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Drenasit, ku u takua fillimisht me kryetarin e komunës, z.Nexhat Demaku, nga i cili u njoftua me rrjedhat dhe zhvillimet e përgjithshme në komunë, si dhe me problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuna. Kryetari Demaku gjithashtu e njoftoi presidenten edhe me çështjen e migrimit të qytetarëve nga kjo komunë dhe me uljen e madhe të kësaj lëvizjeje në javët e fundit. Ai tha se komuna po përballet me vështirësi në procesin e zhvillimit ekonomik që do të ndihmonte edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, por tha se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis dhe klimë sa më të mirë për biznes dhe tërheqjen e investimeve nga jashtë.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 5 mars 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 5 mars 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. Dita: E enjte, 5 marsKoha: 10:00Vendi: Kompleksi Memorial në Prekaz. *****Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga do të vizitojë komunën e Drenasit. Dita: E enjte, 5 marsKoha: 10:30Vendi: Kuvendi Komunal i Drenasit *****Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në fillimin e punimeve të punëtorisë së rrobaqepësisë për gratë e Drenasit. Dita: E enjte, 5 marsKoha: 11:00Vendi: Drenas 

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 4 mars 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 4 mars 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga qëndron për vizitë në Krushë të Madhe.Dita: E mërkurë, 4 marsKoha: 10:40Vendi: Krushë e Madhe**** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton komunën e RahovecitDita: E mërkurë, 4 marsKoha: 13:00Vendi: Rahovec

Latif Merovci emërohet zëvendësdrejtor i AKI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Isa Mustafa, bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë emëruar sot, zotëri Latif Merovcin, zëvendësdrejtor të AKI-së.

This site is registered on wpml.org as a development site.