...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi veteranët e arsimit, Afijete Spahiu- Bashota dhe Ahmet Namani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, priti në kabinetin e sajë veteranen e arsimit, zonjën Afijete Spahiu-Bashota dhe vizitoi në shtëpinë e tij veteranin e arsimit, z. Ahmet Namani.

Presidentja Jahjaga e falënderoi zonjën Bashota dhe zotin Namani për kontributin e tyre  të jashtëzakonshëm, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra. Ajo e vlerësoi kontributin e pamohueshëm të mësuesve, të cilët kanë qenë frymëzim për gjenerata të tëra dhe, falë angazhimit të tyre të palodhshëm, Kosova sot është vend i pavarur  dhe sovran, me vizion të qartë për integrim në strukturat veriatlantike. Zonja Afijete Spahiu Bashota  dhe z. Ahmet Namani e falënderuan Presidenten Jahjaga për kujdesin dhe respektin që po tregon për veteranët e arsimit.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.