DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga kryetari o Komisionit, zotëri Prenk Gjetaj.

Zotëri Gjetaj e informoi Presidenten Jahjaga për punën e Komisionit dhe sfidat me të cilat përballet ky Komision në gjetjen e 1652 personave, që ende janë të zhdukur. Ai gjithashtu theksoi vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë.Presidentja Jahjaga theksoi se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t’u përmbyllur sa më parë. Ajo theksoi se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.