Presidentja Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e vjeljes së rrushit “Hardhfest”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në ceremoninë e festivalit të vjeljes së rrushit “Hardhfest” që u mbajt në Rahovec. Në këtë ceremoni tradicionale, të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zotëri Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Rahovecit, zotëri Idriz Vehapi, kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Rahovecit, zotëri Afrim Sharku si dhe zyrtarë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Nushi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Nushi, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, Akademik Pajazit Nushit.

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në manifestimin për shënimin e 100-vjetorit të shkollës shqipe në trevën e Deçanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në manifestimin për 100-vjetorin e shkollës shqipe në trevën e Deçanit, të organizuar nga shoqata e historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan. Në manifestim morën pjesë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i Kuvendit, zotëri Jakup Krasniqi, kryetari i komunës së Deçanit, zotëri Rasim Selmanaj, anëtarë të familjeve të dëshmoreve, përfaqësues të Institutit të Historisë dhe studiues.

This site is registered on wpml.org as a development site.