Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në mbledhjen komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës së akademikut, humanistit dhe atdhetarit të shquar Pajazit Nushi.
Presidentja Jahjaga ka bërë homazhe në nderim të Akademik Pajazit Nushit, duke e çmuar lartë kontributin e tij jo vetëm në arsim e shkencë si profesor shumëvjeçar universitar dhe njeri ndër studiuesit e parë të psikologjisë dhe shkencave tjera sociale në Kosovë por edhe në zbardhjen e fatit të të pagjeturve si humanist i shquar dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Presidentja Jahjaga me këtë rast u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të Akademik Pajazit Nushit për këtë humbje të madhe për gjithë Kosovën.