presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, zotëri Ramadan Zejnullahu nga i cili u njoftua për procesin e reformave të ndërmarra në këtë institucion të lartë arsimor dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.

Presidentja Jahjaga përgëzoi rektorin Zejnullahu dhe shprehu përkrahjen e saj për dinamikën e reformave për të ngritur cilësinë në Universitetin e Prishtinës dhe për qasjen parimore që synon përmirësimin e gjendjes kadrovike në këtë institucion dhe ruajtjen e autonomisë së tij. Presidentja Jahjaga theksoi se Universiteti i Prishtinës duhet të jetë shtylla kryesore e rigjenerimit të vlerave të shoqërisë tonë, që siguron ndërtimin e vazhdueshëm të kapacitetit profesional dhe që garanton përmirësimin dhe rimëkëmbjen e vendit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.