Fjala e Presidentes Jahjaga në manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në këtë ditë të veçantë të Kosovës po nderojmë me respekt të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë dhe njëkohësisht po kujtojmë me shumë nderim gjenerata të tëra që bënë sakrifica sublime për lirinë, pavarësinë dhe paqen e Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonjën Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi rreth projekteve të përbashkëta në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja Jahjaga i propozon Kuvendit kandidatin për Auditor të Përgjithshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 136 paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Ligjin Nr. 03/L-075, për Themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, Dekretin për Kriteret dhe Procedurat për Përzgjedhjen e Kandidatit për të Propozuar për Auditor të Përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh raportin e Komisionit përzgjedhës për shqyrtimin, vlerësimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve potencialë për Auditor të Përgjithshëm të themeluar me vendimin e datës 16 dhjetor 2015, i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Besnik Osmani kandidat për Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga priti Ndihmës Administratorin e USAID-it, Thomas Melia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ndihmës administratorin për Evropë dhe Euro Azi të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), z. Thomas Melia, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie dhe drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, z. James Hope.
Presidentja Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë dhe të pranuar nga Zyra e Presidentes më 23 shkurt.
Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në Forumin Publik Gratë, Progresi dhe Ekonomia Globale në Londër

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në Forumin Publik “Gratë, Progresi dhe Ekonomia Globale” të organizuar nga Banka Amerikane Merrill Lynch dhe Vital Voices Global Ambassadors, e organizuar në Londër. Kjo ngjarje mblodhi liderë të fushave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjeve aktuale lidhur me fuqizimin ekonomik dhe social të grave, me theks të veçantë në rajonin e Evropës Lindore dhe në Lindje të mesme/Afrikë veriore.
Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, të udhëhequr nga Kamran Khan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), të udhëhequr nga z. Kamran Khan, zëvendëspresident i MCC-së.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 23 shkurt 2016

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 23 shkurt 2016 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret një delegacion të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), të udhëhequr nga z. Kamran Khan, zëvendëspresident i MCC-së.Dita: E martë, 23 shkurtKoha: 17:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe z. Kamran Khan japin deklarata për shtyp.
Fjala e Presidentes Jahjaga në shënimin e 27-vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës

Kam kënaqësinë që sot të jem në mesin tuaj për të përkujtuar njërën nga kthesat historike të rrugëtimit tonë të gjatë që filloi pikërisht këtu, në horizontet e Trepçës, 27 vite më parë, në atë kohë të vështirë, të vuajtjeve dhe dyndjeve të mëdha, të pasigurisë dhe shumë të panjohurave. Të zhvillimeve vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
Fjala e Presidentes Jahjaga në shënimin e 27-vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës

Kam kënaqësinë që sot të jem në mesin tuaj për të përkujtuar njërën nga kthesat historike të rrugëtimit tonë të gjatë që filloi pikërisht këtu, në horizontet e Trepçës, 27 vite më parë, në atë kohë të vështirë, të vuajtjeve dhe dyndjeve të mëdha, të pasigurisë dhe shumë të panjohurave. Të zhvillimeve vendimtare për të ardhmen e Kosovës.