UDHËZIM ADMINISTRATIV (SZP) NR. 01/2017 PËR PROCEDURAT PËR NDARJEN E SUBVENCIONEVE DHE TRANSFEREVE
Presidenti Thaçi votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Prishtinë, 11 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen në vendin tonë.
Presidenti Thaçi kërkon nga Quint-i të mos tolerojnë përzierjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 9 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, priti sot ambasadorët e vendeve të Quint-it, të SHBA-së, z. Greg Delavie, Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Conell, Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalyia Apostolova, me të cilët bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet në Kosovë. Me Presidentin Thaçi në takim ishin edhe Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni.
Presidenti Thaçi takoi Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Prishtinë, 9 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka takuar sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Presidenti Thaçi priti vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 9 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga z. Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.
Presidenti Thaçi përuroi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Skenderaj, 8 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Presidenti Thaçi priti shefin e vëzhguesve të BE-së, shprehen të kënaqur me procesin elektoral

Prishtinë, 8 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, priti sot Shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, z. Alojz Peterle, me të cilin bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Kosovë këtë të diele.
Presidenti Thaçi takoi presidentin e Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, cili po qëndron në Slloveni ku mori pjesë në Samitin Brdo-Brione, ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin e Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.
Presidenti Thaçi mori pjesë në Samitin Brdo-Brione

Brdo, 3 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit, i cili po mbahet në bashkëorganizim të presidentit Pahor të Sllovenisë dhe presidentes Grabar-Kitaroviq të Kroacisë.
Presidenti Thaçi takon presidentin Pahor, falënderon për organizimin e Samitit Brdo-Brione

Lubjanë, 2 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në Lubjanë dhe kanë konfirmuar edhe një herë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve.