DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Prishtinë, 9 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka takuar sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Presidenti Thaçi falënderoi Ambasadorin Braathu për mbështetjen që Misioni i OSBE-së i ka dhënë procesit elektoral në Kosovë.

Ambasadori Braathu u shpreh se Misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar që të mbështesë institucionet e Kosovës për një proces elektoral të suksesshëm.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka përvojë të organizimit të mirë të zgjedhjeve dhe se pret që edhe zgjedhjet e 11 qershorit të dëshmojnë këtë traditë.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.