Prishtinë, 9 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga z. Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.Presidenti Thaçi falënderoi z. Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.Z. Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh z. Soltes.Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike.