presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi përuroi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Skenderaj, 8 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Presidenti Thaçi, tha se ky është një objekt madhështor të cilin e kanë investuar autoritetet edhe komunale, por edhe qendrore.“Është një objekt që e keni merituar ka kohë, që është investuar me plotë të drejtë. Prandaj, e gëzofshi ju si punëtorë të mjekësisë, autoritete komunale dhe gjithë qytetarët e Skenderajt”, tha presidenti Thaçi.Ai më tej tha “ndihem tepër mirë sot kur marrë pjesë në inaugurimin e këtij objekti madhështorë, të cilin edhe e filluam gurthemelin bashkërisht”, dhe se ky objekt është produkt i një pune dhe angazhimi të institucioneve lokale  dhe institucioneve qendrore.“Edhe ky objekt i hijshëm që po madhështon Skenderajn, është mesazhi i Kosovës së re, mesazhi i Kosovës me ndryshim, mesazhi i Kosovës evropiane, mesazhi i Kosovës moderne, mesazhi i Kosovës zhvillimore. Është mesazhi që po krijojmë dhe po dërgojmë tek të gjithë se jemi të zotuar të implementojmë projektet e rëndësishme që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve” shtoi presidenti Thaçi.I pari i vendit, tha se ndihet krenar që punëtorët e shëndetësisë edhe këtu në Skenderaj do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më të lehta dhe më cilësore për qytetarët në Skenderaj. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.