presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takon presidentin Pahor, falënderon për organizimin e Samitit Brdo-Brione

Lubjanë, 2 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në Lubjanë dhe kanë konfirmuar edhe një herë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Thaçi ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pjesë në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit që do të mbahet më 3 qershor në Brdo.

Në takim me presidentin Pahor, Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për presidentin Pahor dhe presidenten Grabar-Kitaroviq, si bashkë organizatorë të Samitit Brdo-Brione, që kanë bërë bashkë krerët e shteteve të Ballkanit në një moment të rëndësishëm për rajoni.

“Samiti vjen në kohën kur në shtetet e Ballkanit shohim artikulim më të qartë të aspiratës euro-atlantike dhe gatishmëri për të lëvizur me hapa konkretë drejt BE-së”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Këtë vit, mysafir special i Samitit Brdo-Brione është presidenti i Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.