Fjalimi vjetor i presidentit Thaçi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës

I nderuar Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli,E nderuara Kryesi e Kuvendit,Të nderuar anëtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës,Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Jam i lumtur dhe krenar të prezantoj të arriturat e Kosovës në këtë vit jubilar që po e lëmë prapa.Por, edhe të tregoj për rrugën që kemi përpara dhe mundësitë që sjell për zhvillim edhe më të madh të republikës sonë.Viti 2018 ishte vit jubilar në të cilin shënuam dekadën e parë të shtetit të Kosovës.Në dhjetë ditë festime në muajin shkurt, janë shpalosur të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetorin e parë në çdo fushë të jetës.Duke u marrë me çështjet e përditshme nganjëherë harrojmë të shohim se sa larg kemi arritur.Prandaj, dhjetë ditë festë ishin rast i mirë për të kujtuar se ku kemi qenë dhe ku jemi sot.Nga një vend i shkatërruar nga gjenocidi i ushtruar nga shteti i Serbisë, jemi ngritur në një shtet të pavarur e sovran.- Me zhvillimin më të shpejtë ekonomik në rajon;- Me legjislacionin më të avancuar në rajon;- Me institucione demokratike e të qëndrueshme;- Me suksese në shëndetësi e arsim, në shkencë e art, në sport e në kulturë.I kujtuam sakrificat dhe angazhimin për liri.Do t’u jemi përherë mirënjohës atyre që dhanë çdo gjë për lirinë që gëzojmë ne sot.Dëshmorëve dhe familjeve të tyre.Dhe zotohemi që do të bëjmë çdo gjë që vuajtjet të mos përsëriten, për askënd.Këtë e bëjmë për gjeneratat që do të vijnë.Por, e bëjmë edhe për qytetarët e sotëm të Kosovës, heronjtë e vërtetë të suksesit të Kosovës.Më lejoni të përmend një fakt që kishte humbur në vorbullën e lajmeve për 10 vjetorin e pavarësisë.Gati gjysmë milioni qytetarë nga e tërë Kosova e nga diaspora jonë e madhe, kanë festuar më 17 shkurt dekadën e parë të shtetit të Kosovës.Dhe në festimet që zgjatën tërë ditën nuk është shënuar asnjë incident.Kjo tregon përkushtimin e qytetarëve të Kosovës për rend, qetësi dhe siguri.Të nderuar deputetë,Të nderuara zonja dhe zotërinj,Si president i vendit edhe në vitin 2018 kam përfaqësuar vendin, brenda dhe jashtë.Kam pritur në Kosovë presidentin Pahor të Sllovenisë dhe presidentin Junker të BE-së, kancelarin Kurz të Austrisë dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë.Kam realizuar vizita bilaterale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani, në Britani të Madhe, por edhe në vendet e rajonit, në Bullgari, në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në Maqedoni.Kam përfaqësuar Kosovën në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, si takimi i Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe takimet tjera të këtij forumi në Montreal të Kanadasë dhe Gjenevë të Zvicrës.Po ashtu, e kam përfaqësuar edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në Forumin e Paqes në Paris.Kam përfaqësuar Kosovën edhe në Samitin e Sofjes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Alpbach në Austri, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.Por, edhe në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Kore.Në Jerevan të Armenisë, në samitin e vendeve të Organizatës së Frankofonisë kemi avancuar postin tonë nga shtet vëzhgues në anëtar të asociuar.Në të gjitha këto forume kemi bërë të qartë që Kosova është e përcaktuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.Që Kosova është e përkushtuar për dialog dhe paqe.Që Kosova angazhohet me tërë forcat që sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë të Kosovës,Edhe viti 2018 ka pasur momente kur është bërë i rëndë dhe kur kemi përjetuar humbje.Këtë vit kemi humbur Adem Demaçin dhe Fadil Vokrrin.Nuk ka fjalë që përshkruajnë këtë humbje.Do ta ruajmë dhe nderojmë kujtimin duke vazhduar të punojmë për atë që ëndërronin edhe ata.Dhimbje kemi përjetuar edhe nga mospranimi i Kosovës në INTERPOL, por edhe për shkak të vonimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë nga ana e BE-së.Jam krenar që si shtet, si shoqëri, kemi bërë çdo gjë që është kërkuar nga ne. Kemi plotësuar çdo kriter, edhe për anëtarësim në INTERPOL, edhe për liberalizim të vizave.Mungesa e vendimit të drejtë në këto dy raste nuk është humbje për ne.Por, nuk është as dekurajim që të vazhdojmë për forcimin e shtetit tonë.Këtë e bëjmë, sepse mbi të gjitha është në interesin tonë, në dobinë tonë.Jemi përballur edhe me plagët e hapura nga e kaluara e dhimbshme.Kam emëruar Ekipin Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.Kam dekoruar zonjën Vasfije Krasniqi–Goodman për guximin që të flasë hapur dhe të kërkojë drejtësi për vete dhe për mijëra viktima tjera të dhunës seksuale, të ushtruar nga forcat policore dhe ushtarake të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë.Jam ndier krenar sidomos me të arriturat e artistëve dhe sportistëve tanë.Si çdo qytetar tjetër i Kosovës jam krenar me të arriturat e këngëtareve tona në botë, me të arriturat e piktorëve dhe arkitektëve.Jam krenar me të arriturat e xhudisteve e të xhudistëve.Me të arriturat e futbollistëve tanë.Është bërë e gjatë lista për t’i përmendur me emër një nga një.Si president më ka gëzuar fakti që kam dekretuar pakon e ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.Që nga dita e parë në Zyrën e Presidentit, jam angazhuar që të përkrah sa më shumë fuqizimin e drejtësisë.Kjo pako që përfshinë ndryshimet në Kodin Penal, Ligjin për Gjykatat, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë dhe ligje tjera, që do të forcojmë edhe më tutje sistemin tonë të drejtësisë.Por, zonja dhe zotërinj,Jam ndier veçanërisht i lumtur dhe krenar që tek unë kanë arritur për dekretim tri ligjet me të cilat hapet rruga që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet ushtri e Kosovës.Shpesh jam ndier i vetmuar në angazhimin tim për themelimin e ushtrisë së Kosovës.Por, jam i lumtur që më në fund i tërë spektri politik i Kosovës u bë bashkë rreth këtij synimi për transformimin e FSK-së.Ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u them se ata e kanë merituar që moti këtë.Me punën e tyre, me profesionalizmin e tyre, ata që moti janë ushtarë të Kosovës.Forca e Sigurisë së Kosovës do
Presidenti Thaçi takoi kryesuesit e Ekipit Negociator

Prishtinë, 24 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim kryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.
Presidenti Thaçi takoi kryesuesit e Ekipit Negociator
Presidenti Thaçi ngushëlloi familjen Ashdown dhe popullin britanik

Prishtinë, 23 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së diplomatit britanik, Paddy Ashdown, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes dhe popullit britanik.
Presidenti Macron i dërgon letër presidentit Thaçi: Në Paris u riafirmua angazhimi për paqen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër presidentit Thaçi, përmes së cilës e ka falënderuar për pjesëmarrjen në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të mbajtur në Paris, më 11 nëntor 2018.
Presidenti Thaçi udhëtoi për Bruksel, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 19 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Thaçi ka pranuar një letër nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Prishtinë, 18 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Fjalimi i presidentit Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

I nderuar Kryesues i Këshillit të Sigurimit, Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Të nderuar mysafirë, Zonja dhe zotërinj, Kam nderin që sot të jem para jush në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës.Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit për vëmendjen e vazhdueshme karshi Kosovës dhe zhvillimeve në rajon.Unë kurrë nuk do të harroj që në ditët më të rënda për mua dhe qytetarët e Kosovës, nga ky forum jehuan zëra shprese dhe thirrje për paqe.Unë dhe populli im kurrë nuk do të harrojmë se kur po përballeshim me momentet më të rënda për ne, ju u shndërruat në zërin tonë. Ju falënderojmë përgjithmonë.Falë jush, u mësua për dhunën sistematike, spastrimin etnik, mijëra qytetarë të pafajshëm që sot nuk janë më në mesin tonë, mijëra që ende janë të zhdukur dhe për mbi 20.000 gra që ende jetojnë me dhimbjen dhe stigmën e dhunës seksuale të përjetuar gjatë luftës, nga Serbia.Ju ishit zëri ynë, kur neve na mungonte një i tillë. Por, të nderuar zonja dhe zotërinj,Ne sot ndodhemi këtu 2 dekada pas luftës së përgjakshme dhe mbi 10 vite pas pavarësisë së Kosovës.Jemi të thirrur në një seancë të jashtëzakonshme në kohën e një situate krejt normale dhe progresi substancial në Kosovë.Kur angazhimi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë kërkon rishqyrtim serioz dhe vëmendja e juaj është e nevojshme për të adresuar probleme të vërteta me të cilat përballet bota sot.Të nderuar të pranishëm, Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar.Në fakt, ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, i drejtë në mision dhe qëllim.Nëse Kosova ka bërë gabim është sepse ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë.Vendimi për ushtrinë është i vonuar e assesi i gabuar.Është i vonuar, sepse kemi pritur, vullnet të mirë nga ata që kurrë deri më sot nuk e treguan në raport me shtetin e Kosovës.Por tani, Republika e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, ka ndërmarrë një hap të natyrshëm për themelimin e ushtrisë së saj. Më thoni ju lutem çka ka të jashtëzakonshme këtu?Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, asgjë fare, që është në kundërshtim me Rezolutën 1244, pakon e presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Kosovës apo të drejtën ndërkombëtare.Pikë së pari, Rezoluta 1244, përkatësisht paragrafi 15, i referohet vetëm demilitarizimit të UÇK-së, proces ky i përmbyllur në kohë rekorde dhe pa asnjë incident në shtator të vitit 1999.Dhe i vlerësuar lartë edhe nga Këshilli i Sigurimit dhe sekretari i atëhershëm Kofi Annan.Ishte vlerësuar lart edhe nga NATO dhe kjo mbështetet nga dëshmitë dhe raportet ekzistuese të NATO-s, por edhe të UNMIK-ut në atë kohë.Së dyti, pakoja gjithëpërfshirëse e presidentit Ahtisari, i cili ishte edhe i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për negociata lidhur me statusin final të Kosovë, në nenin 52 nënvizon qartë të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.Për më tepër, rishikimi i sektorit të sigurisë, i realizuar në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, thekson shumë qartë të drejtën e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri. Dhe në fund fare, vijon më e rëndësishmja, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që duhet theksuar se është marrë me kërkesën e shtetit serb, nënvizon qartë si loti se Kosova nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj.Dhe rrjedhimisht, është e drejtë e pakontestueshme e Kosovës që të ketë ushtrinë e saj.Themelimi i ushtrisë është vullnet i qytetarëve të Kosovës me mbështetje unanime politike nga të zgjedhurit e popullit.Pavarësisht nëse i pëlqen kjo dikujt apo jo.Shteti i Serbisë është paraqitur i zemëruar. Por, jo edhe qytetarët serbë të Kosovës.Më lejoni, zonja dhe zotërinj,Në cilësinë time si President i Republikës së Kosovës dhe si Komandant Suprem tua them troç se ushtria e Kosovës do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet.Transformimi i misionit të FSK-së nuk është një hap të cilin e kemi ndërmarrë si mesazh kundër askujt.Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë kërcënim kundër askujt.Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet profesionale dhe shumetnike.Mbi 10 për qind e ushtarëve janë nga komunitetet joshumicë.Serbë, malazezë, kroatë, turq, boshnjakë, romë, egjiptianë, ashkalinj, etj.Një forcë, e cila do të mbrojë çdo qytetar të Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës.Çdo fëmijë, çdo të ri, çdo të re, pavarësisht gjuhës që ata flasin në shtëpi. Të nderuar të pranishëm, Populli im, për shkak të së kaluarës së hidhur, gjithnjë ka pasur frikë nga uniforma ushtarake, pikërisht pasi ajo historikisht ka qenë e huaj dhe ka qenë simbol represioni.Por, ushtarët e Kosovës do të jenë ushtarë të paqes dhe ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e stabilitetit në rajon.Mua më vjen keq që disa qytetarë serbë të Kosovës, pjesëtarë të FSK-së, janë detyruar dhunshëm të japin dorëheqje si rezultat i presionit sistematik të ushtruar mbi ta nga shteti i Serbisë.Për mua kanë qenë rrëqethëse rrëfimet e disa ushtarëve nga komuniteti serb për intimidimin që u është bërë nga shteti i Serbisë.Familjet e tyre janë sulmuar.Shtëpitë u janë goditur me granata.Dhe shumë prej tyre janë mbajtur me orë të tëra nga policia e Serbisë kur kanë udhëtuar në Serbi.Kjo është vërtetë e tmerrshme.Më vjen shumë keq për ta, sepse e di që shumica dërrmuese e tyre e kanë dorëzuar uniformën e tyre me lot në sy dhe me zemër të thyer.Por, unë dua t’ju garantoj të gjithëve se ne nuk do të zmbrapsemi asnjëherë nga përpjekja jonë për të përfshirë edhe më shumë të gjitha komunitetet në ushtrinë e Kosovës.Kjo është ushtri, e cila do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.Kërcënimi i vetëm që i vjen rajonit janë thirrjet joracionale për luftë dhe konflikt që burojnë nga fqinji ynë verior.Gjithashtu, më lejoni t’ju siguroj se Kosova do të respektojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare, përfshirë letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për bashkëpunim me KFOR-in.Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n.E gjithë puna jonë do të jetë e koordinuar me NATO-n.Themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk duhet perceptuar asnjëherë
Fjalimi i presidentit Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

I nderuar Kryesues i Këshillit të Sigurimit, Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Të nderuar mysafirë, Zonja dhe zotërinj, Kam nderin që sot të jem para jush në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës. Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit për vëmendjen e vazhdueshme karshi Kosovës dhe zhvillimeve në rajon. Unë kurrë nuk do të harroj që në ditët më të rënda për mua dhe qytetarët e Kosovës, nga ky forum jehuan zëra shprese dhe thirrje për paqe. Unë dhe populli im kurrë nuk do të harrojmë se kur po përballeshim me momentet më të rënda për ne, ju u shndërruat në zërin tonë. Ju falënderojmë përgjithmonë. Falë jush, u mësua për dhunën sistematike, spastrimin etnik, mijëra qytetarë të pafajshëm që sot nuk janë më në mesin tonë, mijëra që ende janë të zhdukur dhe për mbi 20.000 gra që ende jetojnë me dhimbjen dhe stigmën e dhunës seksuale të përjetuar gjatë luftës, nga Serbia. Ju ishit zëri ynë, kur neve na mungonte një i tillë. Por, të nderuar zonja dhe zotërinj, Ne sot ndodhemi këtu 2 dekada pas luftës së përgjakshme dhe mbi 10 vite pas pavarësisë së Kosovës. Jemi të thirrur në një seancë të jashtëzakonshme në kohën e një situate krejt normale dhe progresi substancial në Kosovë. Kur angazhimi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë kërkon rishqyrtim serioz dhe vëmendja e juaj është e nevojshme për të adresuar probleme të vërteta me të cilat përballet bota sot. Të nderuar të pranishëm, Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar. Në fakt, ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, i drejtë në mision dhe qëllim. Nëse Kosova ka bërë gabim është sepse ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë. Vendimi për ushtrinë është i vonuar e assesi i gabuar. Është i vonuar, sepse kemi pritur, vullnet të mirë nga ata që kurrë deri më sot nuk e treguan në raport me shtetin e Kosovës. Por tani, Republika e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, ka ndërmarrë një hap të natyrshëm për themelimin e ushtrisë së saj. Më thoni ju lutem çka ka të jashtëzakonshme këtu? Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, asgjë fare, që është në kundërshtim me Rezolutën 1244, pakon e presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Kosovës apo të drejtën ndërkombëtare. Pikë së pari, Rezoluta 1244, përkatësisht paragrafi 15, i referohet vetëm demilitarizimit të UÇK-së, proces ky i përmbyllur në kohë rekorde dhe pa asnjë incident në shtator të vitit 1999. Dhe i vlerësuar lartë edhe nga Këshilli i Sigurimit dhe sekretari i atëhershëm Kofi Annan. Ishte vlerësuar lart edhe nga NATO dhe kjo mbështetet nga dëshmitë dhe raportet ekzistuese të NATO-s, por edhe të UNMIK-ut në atë kohë. Së dyti, pakoja gjithëpërfshirëse e presidentit Ahtisari, i cili ishte edhe i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për negociata lidhur me statusin final të Kosovë, në nenin 52 nënvizon qartë të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri. Për më tepër, rishikimi i sektorit të sigurisë, i realizuar në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, thekson shumë qartë të drejtën e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri. Dhe në fund fare, vijon më e rëndësishmja, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që duhet theksuar se është marrë me kërkesën e shtetit serb, nënvizon qartë si loti se Kosova nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj. Dhe rrjedhimisht, është e drejtë e pakontestueshme e Kosovës që të ketë ushtrinë e saj. Themelimi i ushtrisë është vullnet i qytetarëve të Kosovës me mbështetje unanime politike nga të zgjedhurit e popullit. Pavarësisht nëse i pëlqen kjo dikujt apo jo. Shteti i Serbisë është paraqitur i zemëruar. Por, jo edhe qytetarët serbë të Kosovës. Më lejoni, zonja dhe zotërinj, Në cilësinë time si President i Republikës së Kosovës dhe si Komandant Suprem tua them troç se ushtria e Kosovës do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet. Transformimi i misionit të FSK-së nuk është një hap të cilin e kemi ndërmarrë si mesazh kundër askujt. Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë kërcënim kundër askujt. Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet profesionale dhe shumetnike. Mbi 10 për qind e ushtarëve janë nga komunitetet joshumicë. Serbë, malazezë, kroatë, turq, boshnjakë, romë, egjiptianë, ashkalinj, etj. Një forcë, e cila do të mbrojë çdo qytetar të Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës. Çdo fëmijë, çdo të ri, çdo të re, pavarësisht gjuhës që ata flasin në shtëpi. Të nderuar të pranishëm, Populli im, për shkak të së kaluarës së hidhur, gjithnjë ka pasur frikë nga uniforma ushtarake, pikërisht pasi ajo historikisht ka qenë e huaj dhe ka qenë simbol represioni. Por, ushtarët e Kosovës do të jenë ushtarë të paqes dhe ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e stabilitetit në rajon. Mua më vjen keq që disa qytetarë serbë të Kosovës, pjesëtarë të FSK-së, janë detyruar dhunshëm të japin dorëheqje si rezultat i presionit sistematik të ushtruar mbi ta nga shteti i Serbisë. Për mua kanë qenë rrëqethëse rrëfimet e disa ushtarëve nga komuniteti serb për intimidimin që u është bërë nga shteti i Serbisë. Familjet e tyre janë sulmuar. Shtëpitë u janë goditur me granata. Dhe shumë prej tyre janë mbajtur me orë të tëra nga policia e Serbisë kur kanë udhëtuar në Serbi. Kjo është vërtetë e tmerrshme. Më vjen shumë keq për ta, sepse e di që shumica dërrmuese e tyre e kanë dorëzuar uniformën e tyre me lot në sy dhe me zemër të thyer. Por, unë dua t’ju garantoj të gjithëve se ne nuk do të zmbrapsemi asnjëherë nga përpjekja jonë për të përfshirë edhe më shumë të gjitha komunitetet në ushtrinë e Kosovës. Kjo është ushtri, e cila do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Kërcënimi i vetëm që i vjen rajonit janë thirrjet joracionale për luftë dhe konflikt që burojnë nga fqinji ynë verior. Gjithashtu, më lejoni t’ju siguroj se Kosova do
Presidenti Thaçi bëri homazhe një ditë pas votimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 15 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës për mandatin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i veprimtarit të shquar Adem Demaçi, si dhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.