DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi kryesuesit e Ekipit Negociator

Prishtinë, 24 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim kryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

Presidenti Thaçi ka biseduar me kryesuesit e Ekipit Negociator për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaçi me bartësit e Ekipit Negociator të Kosovës kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të koordinimit përgjatë procesit të bisedimeve dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’i sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

Ky momentum duhet shfrytëzuar dhe është e nevojshme të forcohet edhe më shumë uniteti politik dhe të flitet me një zë për Kosovën.

Kjo ishte edhe kërkesa e qartë e presidentit Trump për lidershipin e Kosovës, të cilën ne duhet ta respektojmë, sepse është në përputhje të plotë me interesin tonë shtetëror.

Your browser does not support the video tag.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.