DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi ngushëlloi familjen Ashdown dhe popullin britanik

Prishtinë, 23 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së diplomatit britanik, Paddy Ashdown, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes dhe popullit britanik.

Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi, thuhet: “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown”.“Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tej në këtë telegram.“Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime familjes, popullit britanik”, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentit Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.