Presidenti Thaçi: Kosova do të mbetet multietnike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë me gazetën e Vjenës “Kurier” ka folur për situatën politike në Kosovë dhe rajon. Ai ka bërë thirrje që të shfrytëzohet momentumi i krijuar për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, si parakusht për anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ai ka theksuar se tashmë ekziston një mbështetje globale për arritjen e një marrëveshje, jo vetëm nga BE-ja dhe SHBA, por edhe nga Rusia. Ai gjithashtu ka folur për taksën dhe liberalizimin e vizave.
Presidenti Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.
DEKLARATË E EKIPIT PËRGATITOR PËR THEMELIMIN E KOMISIONIT PËR TË VËRTETËN DHE PAJTIMIN
Viti 2019 shpallet Vit i NATO-s në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur Vitin 2019 – Vit të NATO’s në Kosovë.
Izet Demaj shpallet zyrtarisht “Hero i Kosovës” nga presidenti Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.
Viti 2019, viti i vendimit historik

Shkruan: Hashim ThaçiKthesat e mëdha historike, të cilat e kanë vendosur fatin e shteteve dhe popujve anekënd botës, shpesh kanë qenë rezultat qoftë edhe i një vendimi të vetëm. Kështu ka ndodhur edhe me ne. Historia e popullit tonë është e përcaktuar nga momente të ndritshme, kur ne kemi marrë vendime të drejta, por edhe të mençura në momente të duhura, të cilat janë përkrahur nga shtetet e fuqishme. Nuk do të ishim të sinqertë me vetveten nëse mendojmë se nuk ka pasur raste kur kemi humbur mundësi historike, për shkak të mungesës së vendimmarrjes ose vendimeve të gabuara.Një moment i tillë përcaktues apo vendimtar yni, i cili duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt, ndërlidhet me marrëveshjen përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Mendoj se nuk ka moment më të mirë se tani për të arritur paqen e qëndrueshme dhe përfundimtare. Rrethanat politike në Kosovë dhe Serbi mundësojnë një marrëveshje të tillë. Ndërkaq, në favor të shfrytëzimit të plotë të kësaj mundësie historike janë SHBA-ja dhe BE-ja. Nuk kemi kohë për të humbur tani, por me zgjuarsi dhe të bashkuar duhet të vendosim për të mbyllur konfliktin shekullor me Serbinë dhe për ta hapur atë të paqes. Historia, koha dhe gjeneratat e ardhshme do të na gjykojnë për veprimin e duhur apo humbjen e mundësisë. Unë dua që të mbahemi në mend për të parën.Një letër, një kuptimLetra e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritshëm bëri bujë të madhe në Kosovë. Nuk ka si të ishte më e drejtpërdrejtë dhe të mos linte aspak hapësirë për keqinterpretim. Amerikanët nuk është se janë të njohur për qasje dykuptimshme, aq më pak presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është i drejtpërdrejtë dhe mesazhi i tij drejtuar Kosovës nuk ka si të jetë më i qartë. Por, asnjëherë nuk bën t’i nënvlerësojmë tendencat tona për t’i interpretuar gjërat ashtu siç i përshtaten agjendës sonë personale, grupore ose partiake. Jetojmë në një botë, ku secili është i lirë t’i kuptojë e keqkuptojë gjërat ashtu siç ia do qejfi, dhe pa asnjë përgjegjësi t’i paketojë ato për publikun e gjerë. Por, e vërteta është një.Letra e presidentit Trump ka vetëm një kuptim krejt të qartë. Dhe është tejet e rëndësishme që opinioni ynë publik të mos i devijojë porositë që na dërgoi shteti më i fuqishëm në botë, aleati kryesor i vendit tonë.Përmbajtja e letrës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kishte dy qëllime thelbësore. Së pari, ishte një thirrje dhe inkurajim për të gjithë liderët e Kosovës, për të shfrytëzuar momentumin e krijuar dhe për të bërë marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes me Serbinë. Gjithashtu, i vetëdijshëm për polarizimet ekzistuese, të cilat janë të rrezikshme, presidenti Trump na bëri thirrje edhe që të jemi të bashkuar dhe të flasim njëzëri për marrëveshjen.Ndërsa, mesazhi i dytë thelbësor, ndërlidhet me kuptimin e seriozitetit të situatës dhe të shfrytëzimit të mundësisë unike për të arritur marrëveshjen. Presidenti Trump e bëri të qartë se dështimi ynë eventual për të arritur marrëveshjen mund të ketë pasoja tragjike, jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë. Prandaj, edhe na tërheq vërejtjen që ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përmbahemi nga vendimet, të cilat mund ta vështirësojnë edhe më shumë arritjen e një marrëveshjeje paqësore.Vendimi është yniNe jemi të bekuar që kemi aleatë të fuqishëm në botë. Mbi të gjitha, që kemi mbështetjen e SHBA-së. Këtë vit shënuam dhjetëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë. Të gjithë kanë pritur nga ne, si liderë dhe nga institucionet tona shtetërore, që të sillemi më ndryshe. Të dëshmojmë se kemi pjekuri dhe maturi të mjaftueshme politike për ta mbajtur Kosovën në drejtimin e duhur, atë drejt integrimeve euroatlantike. Kanë pritur që mos të jemi kaq të përçarë me njëri-tjetrin në çështje të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërlidhen me interesin tonë shtetëror. Por, ne i kemi zhgënjyer shpeshherë miqtë tanë ndërkombëtarë. Prandaj, ata edhe dhjetë vjet pas krijimit të shtetit tonë, detyrohen të na japin këshillat e tyre më të mira. Do të ishte mirë për vetë ne që të gjenim urtësinë dhe guximin, që një herë të marrim një vendim të guximshëm, të mençur dhe në kohën e duhur. Për më tepër, ne edhe kësaj radhe kemi përkrahje për këtë vendim nga aleatët tanë, të cilët e kemi për obligim t’i respektojmë. Prandaj, nuk ka vend për frikë dhe hamendje. Të kujtojmë episodin e fundit të dështimit tonë. Përkundër këshillave dhe insistimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në vitin 2016, si kusht i vetëm për liberalizimin e vizave, ne dështuam ta bëjmë një gjë të tillë. Për më keq, Kosova papritmas u shndërrua në arenë të protestave të dhunshme. Kështu, me lehtësinë më të madhe dhe falë kauzave të rrejshme politike, humbëm momentin dhe ia pamundësuam BE-së që ta marrë vendimin për heqjen e vizave. Në fund, u deshën dy vite debate monotone dhe shterpe për këtë çështje, që e njëjta marrëveshje të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Çfarë fitoj Kosova nga e gjithë kjo? Asgjë, përveç vazhdimit të izolimit.Prandaj, unë shpresoj se liderët e vendit në vitin 2019 do të jenë të gatshëm, që pa hezitim të marrin vendime të vështira, por të domosdoshme, për interesin shtetëror dhe paqen në Ballkan e më gjerë. Nga ana ime, dua t’i siguroj qytetarët se nuk do të ngurroj për asnjë moment që të marrë vendime në interes të shtetit tonë dhe në përputhje me këshillat miqësore të aleatëve tanë, respektivisht të SHBA-së.
Presidenti shpall të shtunën ditë zie shtetërore në nderim të policit Izet Demaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës.
Presidenti zyrtarizon krijimin e Ushtrisë së Kosovës
Presidenti zyrtarizon krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar tri ligjet që e ndryshojnë mandatin dhe misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Fjalimi vjetor i presidentit Thaçi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës

I nderuar Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli,E nderuara Kryesi e Kuvendit,Të nderuar anëtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës,Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Jam i lumtur dhe krenar të prezantoj të arriturat e Kosovës në këtë vit jubilar që po e lëmë prapa.Por, edhe të tregoj për rrugën që kemi përpara dhe mundësitë që sjell për zhvillim edhe më të madh të republikës sonë.Viti 2018 ishte vit jubilar në të cilin shënuam dekadën e parë të shtetit të Kosovës.Në dhjetë ditë festime në muajin shkurt, janë shpalosur të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetorin e parë në çdo fushë të jetës.Duke u marrë me çështjet e përditshme nganjëherë harrojmë të shohim se sa larg kemi arritur.Prandaj, dhjetë ditë festë ishin rast i mirë për të kujtuar se ku kemi qenë dhe ku jemi sot.Nga një vend i shkatërruar nga gjenocidi i ushtruar nga shteti i Serbisë, jemi ngritur në një shtet të pavarur e sovran.- Me zhvillimin më të shpejtë ekonomik në rajon;- Me legjislacionin më të avancuar në rajon;- Me institucione demokratike e të qëndrueshme;- Me suksese në shëndetësi e arsim, në shkencë e art, në sport e në kulturë.I kujtuam sakrificat dhe angazhimin për liri.Do t’u jemi përherë mirënjohës atyre që dhanë çdo gjë për lirinë që gëzojmë ne sot.Dëshmorëve dhe familjeve të tyre.Dhe zotohemi që do të bëjmë çdo gjë që vuajtjet të mos përsëriten, për askënd.Këtë e bëjmë për gjeneratat që do të vijnë.Por, e bëjmë edhe për qytetarët e sotëm të Kosovës, heronjtë e vërtetë të suksesit të Kosovës.Më lejoni të përmend një fakt që kishte humbur në vorbullën e lajmeve për 10 vjetorin e pavarësisë.Gati gjysmë milioni qytetarë nga e tërë Kosova e nga diaspora jonë e madhe, kanë festuar më 17 shkurt dekadën e parë të shtetit të Kosovës.Dhe në festimet që zgjatën tërë ditën nuk është shënuar asnjë incident.Kjo tregon përkushtimin e qytetarëve të Kosovës për rend, qetësi dhe siguri.Të nderuar deputetë,Të nderuara zonja dhe zotërinj,Si president i vendit edhe në vitin 2018 kam përfaqësuar vendin, brenda dhe jashtë.Kam pritur në Kosovë presidentin Pahor të Sllovenisë dhe presidentin Junker të BE-së, kancelarin Kurz të Austrisë dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë.Kam realizuar vizita bilaterale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani, në Britani të Madhe, por edhe në vendet e rajonit, në Bullgari, në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në Maqedoni.Kam përfaqësuar Kosovën në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, si takimi i Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe takimet tjera të këtij forumi në Montreal të Kanadasë dhe Gjenevë të Zvicrës.Po ashtu, e kam përfaqësuar edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në Forumin e Paqes në Paris.Kam përfaqësuar Kosovën edhe në Samitin e Sofjes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Alpbach në Austri, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.Por, edhe në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Kore.Në Jerevan të Armenisë, në samitin e vendeve të Organizatës së Frankofonisë kemi avancuar postin tonë nga shtet vëzhgues në anëtar të asociuar.Në të gjitha këto forume kemi bërë të qartë që Kosova është e përcaktuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.Që Kosova është e përkushtuar për dialog dhe paqe.Që Kosova angazhohet me tërë forcat që sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë të Kosovës,Edhe viti 2018 ka pasur momente kur është bërë i rëndë dhe kur kemi përjetuar humbje.Këtë vit kemi humbur Adem Demaçin dhe Fadil Vokrrin.Nuk ka fjalë që përshkruajnë këtë humbje.Do ta ruajmë dhe nderojmë kujtimin duke vazhduar të punojmë për atë që ëndërronin edhe ata.Dhimbje kemi përjetuar edhe nga mospranimi i Kosovës në INTERPOL, por edhe për shkak të vonimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë nga ana e BE-së.Jam krenar që si shtet, si shoqëri, kemi bërë çdo gjë që është kërkuar nga ne. Kemi plotësuar çdo kriter, edhe për anëtarësim në INTERPOL, edhe për liberalizim të vizave.Mungesa e vendimit të drejtë në këto dy raste nuk është humbje për ne.Por, nuk është as dekurajim që të vazhdojmë për forcimin e shtetit tonë.Këtë e bëjmë, sepse mbi të gjitha është në interesin tonë, në dobinë tonë.Jemi përballur edhe me plagët e hapura nga e kaluara e dhimbshme.Kam emëruar Ekipin Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.Kam dekoruar zonjën Vasfije Krasniqi–Goodman për guximin që të flasë hapur dhe të kërkojë drejtësi për vete dhe për mijëra viktima tjera të dhunës seksuale, të ushtruar nga forcat policore dhe ushtarake të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë.Jam ndier krenar sidomos me të arriturat e artistëve dhe sportistëve tanë.Si çdo qytetar tjetër i Kosovës jam krenar me të arriturat e këngëtareve tona në botë, me të arriturat e piktorëve dhe arkitektëve.Jam krenar me të arriturat e xhudisteve e të xhudistëve.Me të arriturat e futbollistëve tanë.Është bërë e gjatë lista për t’i përmendur me emër një nga një.Si president më ka gëzuar fakti që kam dekretuar pakon e ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.Që nga dita e parë në Zyrën e Presidentit, jam angazhuar që të përkrah sa më shumë fuqizimin e drejtësisë.Kjo pako që përfshinë ndryshimet në Kodin Penal, Ligjin për Gjykatat, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë dhe ligje tjera, që do të forcojmë edhe më tutje sistemin tonë të drejtësisë.Por, zonja dhe zotërinj,Jam ndier veçanërisht i lumtur dhe krenar që tek unë kanë arritur për dekretim tri ligjet me të cilat hapet rruga që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet ushtri e Kosovës.Shpesh jam ndier i vetmuar në angazhimin tim për themelimin e ushtrisë së Kosovës.Por, jam i lumtur që më në fund i tërë spektri politik i Kosovës u bë bashkë rreth këtij synimi për transformimin e FSK-së.Ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u them se ata e kanë merituar që moti këtë.Me punën e tyre, me profesionalizmin e tyre, ata që moti janë ushtarë të Kosovës.Forca e Sigurisë së Kosovës do