Presidenti Thaçi: FSK-ja do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike

Prishtinë, 13 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka inspektuar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ka mbajtur një fjalim para tyre, vetëm një ditë para se Kuvendi i Kosovës të marrë vendim për ndryshimin e mandatit të FSK-së.
Presidenti: Drejtësia, mundësia e vetme për të ardhme më të mirë

Prishtinë, 13 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, sot ka shpallur dekretin për tetë ligje të sektorit të drejtësisë, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Presidenti Thaçi takoi ministrin Duncan në Londër, biseduan për paqen e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon

Londër, 6 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka udhëtuar për një vizitë njëditore në Britaninë e Madhe.
Presidenti Thaçi merr pjesë në varrimin e ish-presidentit George H. W. Bush në Teksas

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe në varrimin e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.
Presidenti Thaçi shpall të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit George H.W. Bush

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.
Presidenti Thaçi priti komisionerin Hahn, e vlerësoi angazhimin e tij për zgjidhjen e problemeve

Prishtinë, 3 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Anëtarësim, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i SHBA-së, Philip S. Kosnett

Prishtinë, 3 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Presidenti përkujton Hyzri Tallën, Ilir Durmishin dhe Afrim Maliqin: Populli dhe luftëtarët e lirisë ishin një

Prishtinë, 3 dhjetor 2018 – Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është organizuar Akademia Përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heroit Hyzri Talla dhe bashkëluftëtarëve të tij, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Presidenti Thaçi në “Atlantic Council”: Kosova e gatshme për paqe të qëndrueshme

Uashington, 1 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e fundit të vizitës zyrtare në SHBA, ka mbajtur një ligjëratë publike në “Atlantic Council” në Uashington të SHBA-së, në të cilën ka folur për angazhimet për të arritur një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të vënë paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Thaçi takon ish-presidentin Bush, e dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë

Dallas, 30 nëntor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e SHBA-së, George W. Bush.