presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi merr pjesë në varrimin e ish-presidentit George H. W. Bush në Teksas

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe në varrimin e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

Ish-presidenti i ndjerë amerikan, George H. W. Bush, do të varroset në College Station të Teksasit.Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.