Presidenti Thaçi thërret Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit më 24 dhjetor

Prishtinë, 11 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (Nr. Protokolli të KQZ-së: 1846-2019, 27.11.2019), për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 29.11.2019 (Nr. Prot.: 1608), sot më datën 11 dhjetor 2019, ka nxjerrë Vendimin Nr. 305/2019 për thirrjen e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00.
Presidenti Thaçi nderon viktimat e Reçakut: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

Reçak, 10 dhjetor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.
Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin italian Piero Sardi

Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi, të cilit i shprehi mirënjohje për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Italisë, në kohën sa ka shërbyer si ambasador në Kosovë.
Presidenti Thaçi në Berlin: BE-ja me standarde të dyfishta, shtetet bashkëpunuese po i bllokon, shtetet shantazhuese po i shpërblen

Berlin, 06 dhjetor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”, si panelist kryesor ka folur për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi udhëtoi për në Berlin

Prishtinë, 04 dhjetor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.
Presidenti Thaçi në Bruksel: Lidershipi i ri i BE-së të dëshmojë se është partner i qëndrueshëm i rajonit

Bruksel, 03 dhjetor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në konferencën vjetore për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”.
Presidenti Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në samitin e Friends of Europe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.
Presidentja Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
Presidenti Thaçi: Në sheshin e Drenasit u vendosen emblemat e UÇK-së, krenarisë së kombit shqiptar

Drenas, 28 nëntor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në Drenas.
Presidenti Thaçi niset për Durrës, solidarizohet me familjet e viktimave të tërmetit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri, sot është nisur për në Durrës.