presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin italian Piero Sardi

Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi, të cilit i shprehi mirënjohje për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Italisë, në kohën sa ka shërbyer si ambasador në Kosovë.

“Falënderim të veçantë e të sinqertë për angazhimin tuaj personal për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi.“Si Kosovë jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhe për kontributin e përgjithshëm të Italisë në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajonin tonë”, shtoi ai.Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës edhe për qëndrimin konsekuent të Italisë në raport me Kosovën dhe për përkrahjen e vazhdueshme.“E çmojmë qëndrimin tuaj konsekuent dhe përkrahjen parimore”, u shpreh presidenti Thaçi, duke u fokusuar në çështjen e ndjeshme të liberalizimit të vizave për Kosovën.“Italia ka mbajtur qëndrim të njëjtë dhe përkrahës”, pohoi ai.Në anën tjetër, ambasadori Sardi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Republikës së Kosovës sa ka shërbyer si Ambasador i Italisë, si dhe me rolin e Italisë për paqen dhe stabilitetin.Presidenti Thaçi i ka uruar ambasadorit Sardi suksese në angazhimet e ardhshme profesionale.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.