Intervista e AP: Kosova e sheh se BE-ja po e favorizon “fëmijën e llastuar”- Serbinë

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës akuzoi Bashkimin Evropian të premten se nuk e ka trajtuar Kosovën si “të barabartë” me Serbinë fqinje në negociatat për normalizimin e, mardhënieve midis ish-armiqve të luftës.
Vjosa Osmani, Presidentja e dytë femër e shtetit në Kosovën e pasluftës, i tha Asoshiejtid Pres në një intervistë se ajo mendon se Brukseli nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe e trajton Serbinë si “një fëmijë të llastuar”.
“Ne duhet të konsiderohemi të barabartë gjatë këtij dialogu. Nëse kjo ndodh, ajo vendos një rrugë për një dialog të suksesshëm në të ardhmen, ”tha Osmani në një intervistë për Asoshiejtid Pres.

HASHIM THAÇI

President i Republikës së Kosovës, 2016-5 nëntor 2020

U.d. e Presidentes priti në takim Ambasdorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl

U.d. e Presidentes, Dr. Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl. Me këtë rast, z. Grøndahl, në emër të shtetit që përfaqëson, i ofoi U.d. e Presidentes mbështetje të plotë në detyrën e re dhe e konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të qëndruar pranë Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet vendi.

This site is registered on wpml.org as a development site.