DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Kosovës pret mardhënie më të mira me SHBA-të nën udhëheqjen e Biden-it

Trump u përpoq të merrej me mospajtiment në mes të Prishtinës dhe Beogradit por ndërhyrjet shiheshin se i shërbenin interesave të ngushta amerikane

Kosova pret që marrëdhëniet e saj me SHBA të përmirësohen me zgjedhjen e Joe Biden, pasi dekada të mbështetjes kryesore amerikane u vunë në dyshim nën administratën e Trump-it, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit ballkanik. “Të gjithë e dinë që presidenti i zgjedhur Biden nuk është çfarëdo miku i Kosovës,” tha Vjosa Osmani në një intervistë për Financial Times, duke iu referuar mbështetjes së gjatë të Z. Biden për ndërhyrjen dhe dialogun midis Serbisë dhe ish-provincës së saj të shkëputur të Kosovës. “Ai e di dhimbjen tonë shumë mirë.” Zonja Osmani mori rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit në fillim të nëntorit pasi paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqje për t'u përballur me akuza për krime lufte të ngritura nga një gjykatë speciale me të vendosur në Hagë.
 
Pas një lufte brutale që si rrjedhojë pati shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, SH.B.A-të kanë luajtur prej kohësh një rol kryesor në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Përderisa Z. Trump kërkoi të angazhohej, disa i panë ndërhyrjet e tij si shërbim të interesave të ngushta ekonomike dhe politike të Sh.B.A. “Joe Biden e di të vërtetën dhe e vërteta është shumë e qartë dhe e thjeshtë,” tha zonja Osmani. “Serbia e humbi Kosovën sepse abuzoi me parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial për të vrarë njerëzit që jetuan në atë territor, për të kryer gjenocid në tentativë, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai e di të vërtetën dhe nuk do të përpiqet të ndryshojë të vërtetën. ”
 
Si senator amerikan, Z. Biden ishte një avokues i zëshëm i ndërhyrjes amerikane në luftën e Kosovës të viteve 1998-99, në të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një kryengritje guerile kundër forcave besnike të Sllobodan Millosheviçit. Por përderisa shumica e krimeve ishin të kryera nga forcat serbe, akuzat për krime lufte i kanë ndjekur edhe anëtarët e UÇK-së, shumë prej të cilëve u kyçën në politikë. Qasja e pritur e administrates së ardhshme  të Biden bie ndesh me përpjekjet e administratës  së Trump-it për të negocuar një marrëveshje të shpejtë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, në vend që të vendosnin mosmarrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës në qendër të veprimit, fokusi i marrëveshjeve ishte në prioritetet e politikës së jashtme të SHBA, si njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit dhe premtimi për të mos dhënë licenca 5G për kompanitë “e pabesueshme” – gjerësisht besohet të jetë një aludim për kompaninë teknologjike kineze Huawei.
 
Në pranverë, Uashingtoni inkurajoi rrëzimin e një qeverie anti-korrupsion në Kosovë sepse kryeministri i saj nuk ishte i interesuar në drejtimin e negociatave me Serbinë, të shtyra  nga administrata Trump. Dhe në shtator, pas një ndryshimi në qeveri në Prishtinë, Donald Trump priti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy palët ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike. Ajo marrëveshje, megjithatë, mund të mos zbatohet kurrë. “Ne nuk mund vetëm të lëvizim përpara. . . pa shikuar se cili është pozicioni i administratës së re në ato pika, ”tha zonja Osmani, duke iu referuar një angazhimi për të ndarë sovranitetin mbi një liqen që kalon në dy anët e kufirit dhe një marrëveshje “mini-Shengen “me Serbinë. Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008 por kjo ende nuk është njohur nga Beogradi, ose nga fuqitë kryesore duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Duke iu referuar dorëheqjes së z. Thaçi, zonja Osmani tha se vendi i saj kishte treguar një “pjekuri institucionale” dhe “një vullnet të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë”.
 
Prokurorët pretendojnë se z. Thaçi, si një komandant i UÇK-së guerrile, dhe të tjerët, ishin përgjegjës për pothuajse 100 vrasje, përfshirë  ketu edhe pjestarë të pakicave serbe, katolikëe dhe rome, si dhe të kundërshtarëve politikë, gjatë dhe menjëherë pas luftës. Të hënën e kaluar, z. Thaçi u deklarua i pafajshëm për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti i Kosovës dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte kundër tij.  Z. Thaci është një shqiptar etnik. Gjykata me bazë në Hagë, e cila është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por me personel tërësisht ndërkombëtarë, për shkak të frikës rreth mbrojtjes së dëshmitarëve, shihet si e dyshimtë në vendin e vogël  Ballkanik prej 1.8 milion banorë, sepse përqendrohet vetëm në krimet e kryera nga shqiptarët etnikë, rreth 90 përqind e popullsisë. Sidoqoftë, shumica e njerëzve që vdiqën në luftë ishin shqiptarë etnikë. Aktakuza u bë e ditur në qershor, ndërsa z. Thaçi po udhëtonte për në një samit të planifikuar në Shtëpisë së Bardhë me homologun e tij serb, z. Vuçiç, dhe u konfirmuaa nga një gjykatës në nëntor. Zonja Osmani tha se nuk mund të ketë “asnjë ekuivalencë morale” midis krimeve të pretenduara të kryera nga disa individë kosovarë dhe “aparatit shtetëror të Serbisë”. Ajo tha se përpjekjet e mëparshme gjyqësore për t'i mbajtur udhëheqësit ushtarakë dhe politikë serbë të japin llogari për luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë kishin dalë të shkurtër. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.