presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.d. e Presidentes dr. Vjosa Osmani takoi ambasadoren kroate Danijela Barishiq

U.d. e Presidentes, dr. Vjosa Osmani, takoi sot ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq.

Me ambasadoren kroate u.d. Presidentja Osmani ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë Covid-19. U.d. Presidentja Osmani e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti mik kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë.Të dy bashkëbisedueset u pajtuan që bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tej, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.