Presidentja Osmani dhe ministri Vitia i uruan mirëseardhje mjekëve dhe stafit të organizatës amerikane “Gift of Life”

Presidentja e Republikës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia, i uruan sot mirëseardhje mjekëve dhe stafit të organizatës amerikane “Gift of Life”, me mbështetjen financiare të të cilëve 30 fëmijë kosovarë, të cilët kanë probleme me zemër, do të trajtohen nga një ekip mjekësh amerikanë, italianë dhe kosovarë.
Homazhe me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të rajonit të Prishtinës

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe me Kryeministrin Albin Kurti, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në Prishtinë dhe në Makoc.
Presidentja Osmani: Ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, ka thënë se kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport, pasi që ka vlerësuar lartë fitoren e xhudistit Akil Gjakova në Kampionatin Evropian, ku edhe e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.
Presidentja Osmani së bashku me Kryetarin Konjufca bënë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër dhe në Poklek

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër dhe në Poklek të Drenasit.
Presidenti gjerman Steinmeier e uron Presidenten Osmanin dhe e fton të takohen së shpejti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilëm e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.
Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, ka vlerësuar lartë xhudisten Distria Krasniqi, e cila u shpall kampione e Evropës për herë të parë.
Presidentja Osmani u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport. Presidentja Osmani e uroj z. Davenport për fillimin e detyrës së re në Republikën e Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punë. Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së, duke potencuar se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë. Ndërkaq z. Davenport uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit me ç’rast shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar në të gjitha fushat.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili e ka uruar për detyrën dhe ka konfirmuar përkushtimin e Norvegjisë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme. Z.Grondahl ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në projekte të reja, në dobi të qytetarëve dhe institucioneve të Republikë së Kosovës. Ndërkaq, Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin e Norvegjisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen të cilën shteti norvegjez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite. Znj. Osmani ka potencuar se prioritet kyç mbetet menaxhimi me pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit. Presidentja Osmani dhe ambasadori Grondahl kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë dhe turizmit.
Parlamenti i Kosovës zgjedh Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës

PRISHTINË – Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë 38 vjeçare të juridikut të arsimuar në SHBA dhe kandidate të partisë qeverisëse Vetëvendosje si presidente të re të vendit, pas zgjedhjeve të muajit shkurt.
Parlamenti i Kosovës zgjedh Vjosa Osmanin presidente të re

Parlamenti me 120 ulëse i dha 71 vota Osmanit mes një bojkoti të opozitës, duke e bërë atë presidenten e dytë femër të Kosovës.