presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Homazhe me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të rajonit të Prishtinës

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe me Kryeministrin Albin Kurti, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në Prishtinë dhe në Makoc.

Presidentja Osmani tha se Dita e Dëshmorëve të rajonit të Prishtinës, është një prej ditëve kur të gjithë ne bëhemi bashkë për ta nderuar sakrificën sublime që secili nga dëshmorët dhe martirët e këtij rajoni e bënë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë lirinë.
 
“Ne duhet t’u flasim brezave të rinj, gjeneratave të reja, për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve të cilët si pjesë e luftës sonë çlirimtare, si pjesë e UÇK-së ranë duke e mbrojtur Kosovën”, tha Presidentja Osmani.
 
Ndërsa, duke nderuar martirët e këtij rajoni, Presidentja Osmani tha se të gjithë duhet të këmbëngulim që të ketë drejtësi për viktimat e gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
 

“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa u vënë në vend drejtësia ndaj këtyre viktimave”, tha znj. Osmani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.