Presidentja: Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka vendosur kurorë lulesh tek memoriali “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës.
Presidentja: Nekibe Kelmendi pavarësisht sfidave gjeti kurajon që tërë jetën e saj t`ia kushtoj angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu e ka kujtuar ish-ministren e drejtësisë znj.Nekibe Kelmendi në njëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes.
Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin zhvilluan një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.
Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovacevski

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovacevski, me të cilin diskutuan për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe përafrimit të qytetarëve të të dy shteteve.
Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Polonisë, z. Zbigniew Rau

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, z. Zbigniew Rau, me të cilin zhvilluan një diskutim të rëndësishëm për partneritetin në mes të Kosovës dhe Polonisë si dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe Evropë.
Presidentja Osmani takoi presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski, në Ohër, ku po mbahet Forumi i Prespës.
Presidentja Osmani takoi të dërguarit e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Prespës në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka takuar të dërguarit e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach dhe të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin.
Fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në Forumin e Prespës për Dialog

Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut

Me ftesë të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili i zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër.
Fjalimi i Presidentes Osmani në shënimin e Muajit të Prindërve

Përshëndetje të gjithëve, Të dashur prindër e shumë të dashur fëmijë, Kohë më parë, së bashku me partnerë në mesin e të cilëve UNICEF, kemi filluar bashkëpunimin konkret në fushën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Unë jam e bindur se investimi në edukim dhe zhvillim të hershëm të fëmijëve tanë është çelësi ynë drejt një të ardhme më të mirë e me zhvillim më të hovshëm. Investimi në vitet e para të një fëmije është investimi në të ardhmen e tyre të suksesshme dhe në suksesin tonë të përbashkët si Kosovë. Sot dua të falenderoj UNICEF për bashkëpunimin jashtëzakonisht korrekt, por edhe për faktin që vazhdimisht sigurohet të na ndihmojë në drejtim të shndërrimit të fjalëve në vepra. Prandaj, më vjen mirë që sot po takohemi në një ditë të bukur si kjo për të lansuar aplikacionin Foleja – aplikacioni i parë të dedikuar prindërve të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç. Si nënë, si prind i dy vajzave, e di shumë mirë rëndësinë e informatave të dobishme – informatave të sakta në një kohë të shpejtë në ditët e vitet e para të prindërimit. Si prindër, ti ke nevojë më shumë se kurrë të mësosh, të kuptosh, e pastaj të shndërrosh njohuritë tuaja në mësime e veprime që e bëjnë jetën e fëmijës tënd më të mirë. Të jesh prind është art me vete. Në këtë rrugëtim këshillat nuk mjaftojnë kurrë. Gjatë këtyre viteve të para të fëmijërisë, prindërit rriten e mësojnë së bashku me fëmijën. Andaj, lansimi i një aplikacioni si Foleja, i cili është i qasshëm në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe, është një aset shtesë dhe një mundësi e artë për prindërit që përmes rolit të tyre të shenjtë të kontribuojnë në avancimin e vazhdueshëm të fëmijëve të tyre. Mësimet e para, mendimet e para e këshillat e para e definojnë trajektoren e zhvillimit të një fëmiu. Çdo fjalë, çdo veprim, e çdo lojë ka rëndësi e peshë. Uroj që rrugëtimi juaj si prindër të jetë gjithnjë i karakterizuar nga maturia, guximi, përkushtimi e dashuria – dashuria për më të dashurit tuaj. Urime Muaji i Prindërimit, faleminderit UNICEF – le të vazhdojnë festa e të jehojë hareja! Dhe mos harroni të shkarkoni menjëherë aplikacionin Foleja!