Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes.
Presidentja Osmani ka thënë se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.
“Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës”, ka theksuar Presidentja.
E para e vendit ka thënë se “Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Reciprocitet e barazi.
Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.
Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës.
Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.